KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Traviata mbërrin në teatrin “Migjeni”

Traviata mbërrin në teatrin “Migjeni”

Jeta mondane e Parisit të fundshekullit të 19-të, sallonet aristokrate ku luhet jeta, dashuria, mllëfet dhe intrigat në historinë e Violetës dhe Alfredos, në operan “Traviatta” të Verdit për dy netë me radhë, në datat 9 e 10 mars do ngjiten në skenën e teatrit “Migjeni”. Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, realizon kështu përformancen e parë pas 31 vitesh jashtë kryeqytetit:

“ Kam qënë shumë e ledhatuar nga fati që ky produksion është shitur pa u varur madje edhe baneri i shfaqjes dhe kjo konfirmon dhe një herë se sa shumë detyrime ne kemi si teatër për publikun shkodran por edhe për të gjithë publikun e qyteteve të tjera. Është çplurosje dhe detyrim i madh për ta futur turin në një nga linjat kryesore të kalendarit të teatrit të operas dhe baletit” tha Zana Çela Drejtore e TOB.

Përzgjedhja e Shkodrës për shfaqjen e parë jashtë Tiranës të Trupës së Teatrit të Operas dhe Baleti nuk ishte e rastësishme. Si qyteti ku u realizua opera e parë shqiptare “Mrika” e Prenk Jakoves, Shkodra do të jetë qendra e veprimtarive që do të zhvillohen po nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në bashkëpunim me bashkinë për 100 vjetorin e lindjes së kompozitorit të shquar Prenk Jakova.

Sicred