KRYEFAQJA » LAJME » Trashësia e borës arrin në 1.2 metra, probleme edhe në Rrugën e Kombit

Trashësia e borës arrin në 1.2 metra, probleme edhe në Rrugën e Kombit

Pavarësisht se në njoftimin e Shtabit të Emergjencave Civile Kukës, thuhet se Rruga e Kombit është e kalueshme pa probleme, dhe se aty po punojnë 13 borëpastruese e 2 fadroma, edhe gjatë mbrëmjes së të mërkurës edhe gjatë paraditës së të enjtes përdorues të kësaj rruge, kanë raportuar për bllokime të herëpashershme.

Trashësia e borës në qytet ka arritur në mbi 30 cm, duke rënduar edhe më shumë qarkullimin si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët. Si pasojë e rrëshqitjeve në qytetin e Shkodrës gjatë këtyre dy ditëve, ka patur disa raste frakturash.

Situata më problematike paraqitet në Njesitë Administrative malore, Shale, Shosh, Pult ku ka bllokime rrugësh dhe disa fshatra të izoluar. Në mëngjes ka dalë nga rruga si pasojë e rrëshqitjes, autobuzi i linjës urbane, Shkodër–Zogaj, fatmiresisht pa shkaktuar dëme në njërëz. Ndërsa në rrugën Shkodër-Hani i Hotit një trajler nga Podgorica ka rrëshqitur duke dalë nga rruga në Aliaj të Kastratit. Gjithashtu, raportohet se edhe në rrugën e Bogës, një mjet që punonte për pastrimin e rrugës, është përmbysur duke shkaktuar lëndime të lehta për dy persona që ndodheshin në mjet.

Reshje intensive bore pati edhe qarku i Gjirokastrës gjatë 24 orëve, të cilat gjatë të enjtes u kthyen në reshje shiu.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com