KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Trashëgimia kulturore, projektligji diskutohet në komisione parlamentare
Trashëgimia kulturore, projektligji diskutohet në komisione parlamentare

Trashëgimia kulturore, projektligji diskutohet në komisione parlamentare

Diskutimi i projektligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzetë ka kaluar në një fazë tjetër. Komisioni i edukimit dhe mjeteve të informimit publik në parlament, ka pritur të hënën aktorë të tjerë të interesit që preken nga ligji i ri për trashëgiminë i propozuar dhe diskutuar më herët nga Ministria e Kulturës.
Seanca dëgjimore e ditës së hënë fokusohej tek përcaktimi ligjor në raport me Akademinë e Shkencave, Akademia e Studimeve Albanologjike, Universiteti i Tiranës dhe personalitete nga fusha e arkeologjisë, etnografisë dhe folklorit. Përcaktimet e sakta ligjore për mbarëvajtjen e këtyre institucioneve dhe punës së tyre kërkimore ishin në fokus të diskutimeve. Akademikët gjithashtu një vemendje të veçantë i kushtuan forcimit të kërkimit shkencor dhe gërmimeve arkeologjike.

Sicred