KRYEFAQJA » LAJME » Transporti publik me autobusë- cilësia nuk përputhet aspak me çmimin

Transporti publik me autobusë- cilësia nuk përputhet aspak me çmimin

Në muajin Shkurt të vitit të kaluar çmimi i biletës së autobusit në Tiranë u rrit me 33 përqind duke shkuar nga 30 në 40 lekë të reja. Por duket se nuk ka ndryshuar me të njëjtin raport cilësia e shërbimit. Ndonëse kryebashkiaku Erion Veliaj lajmëroi monitorim strikt të operatorëve të transportit urban, qytetarët vijojnë të ankohen për shërbimin. RTSH bëri një vëzhgim në linjën e Tiranës së Re. Qytetarët e pyetur u shprehën kështu: ” Po torturohemi, gjithë ditën duhet të rrimë e të presim 3 orë në stacion që të ikim në punë.” ” Deri në 10.00 , 11.00 paradite stacionet jane kaos total, e sikur kjo të mos mjaftojë, ka edhe hajdutë të shumtë nga të cilët duhet të ruhemi. Gjendja është e ngarkuar dhe e pakënaqshme. Vazhdon e njëjta situatë e pandryshuar, tashmë prej vitesh.” Nuk është vetëm trafiku ai që nganjëherë sjell fluks. Herë të tjera, ndonëse frekuenca e autobusëve është e shpeshtë, gjendja mbetet e njëjtë. Kjo situatë vijon prej vitesh. Na mbetet të presim nëse sistemi i ri i kontrollit, përmes vendosjes së një çipi, që do të aplikohet në Tiranë, do t’i jap fund sakrificës së përditshme të atyre që përdorin transportin publik.

Sicred