KRYEFAQJA » LAJME » Transmetimet Dixhitale të RTSH-së , tani edhe në Mat

Transmetimet Dixhitale të RTSH-së , tani edhe në Mat

Vala digjitale e transmetuesit publik sëfundmi është përhapur edhe në bashkinë e Matit, e cila shtrihet në një territor kodrinor ku shpesh herë në shumë zona sinjali i RTSH-së ka qenë i pa arritshëm. Falë ndezjes së transmetuet të Vinjollit, qyteti i Burrelit dhe fshatrat përreth po shohin në ekranin e tyre programet televizive të Radio Televizionit Shqiptar. Qytetarët e Burrelit kanë shije të ndryshme por e vlerësojnë këtë investim. Disa prej tyre kërkojnë rikthimin e serialeve të vjetër në ekran, të cilat dikur në ekranin e tyre të vetëm, kanë patur një vëmendje të madhe. Në Mat edhe pushteti lokal ka qënë në krah të procesit të digjitalizimit duke dhënë një ndihmë të madhe në shpërndarjen e dekoderave të dedikuar të sinjalit tonë. Qytetarët matianë tashmë përvec paketës me kanale të shtuara po gëzojnë një prej ngjarjeve më unike të sportit. Ata po shohin kampionatin botëror të futbollit me një interes të madh dhe vetëm në RTSH. Veprat e mëdha të krijuara nga dora e njeriut apo burimet e shumta natyrore që ka krahina e Matit, tashmë do të jenë në vëmendje jo vetëm të transmetuesit publik por vala e tij do ti promovojë ato në të gjithë botën.

Sicred