KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trampi thotë se takimi me Kim Jong-un mund të shtyhet
Trump për samitin historik me Kim Jong-un e Koresë së Veriut

Trampi thotë se takimi me Kim Jong-un mund të shtyhet

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se takimi historik mes tij dhe liderit koreano-verior Kim Jong-un mund të shtyhet. Ai ka folur nga Shtëpia e Bardhë, ku ka pritur në një takim presidentin e Koresë së Jugut, Mun Xha In për të  diskutuar mbi samitin në fjalë. “Nëse nuk mbahet në Qershor, atëherë  mbase do të mbahet më vonë”, ka thënë Trump. Presidenti i SHBA ka theksuar se ka mundësi serioze që takimi të mos zhvillohet në 12 Qershor në Singapor. Javën e kaluar Pheniani deklaroi se mund të anulojë takimin e shumëpritur nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të insistojnë për nisma të njëanshme, duke iu referuar këtu asgjësimit të arsenalit bërthamor. Të  njëjtën ditë, regjimi i vendit të izoluar njoftoi gjithashtu ndërprerjen e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Jugun, për shkak të stërvitjes së përbashkët ushtarake me trupat amerikane. Më herët gjatë ditës, zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, paralajmëroi lidershipin politik në Korenë e Veriut se do të ketë fatin e skenarit libian nëse refuzon të asgjësojë armatimet bërthamore.

 

Sicred