KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trampi tha se do të dërgojë ushtrinë për të siguruar kufirin jugor me Meksikën
Trampi dërgon 4 mijë trupa ushtarake në kufi me Meksikën

Trampi tha se do të dërgojë ushtrinë për të siguruar kufirin jugor me Meksikën

Presidenti amerikan Donald Trump u zotua dje se do të dërgonte ushtrinë për të siguruar kufirin jugor me Meksikën. “Ne do t’i bëjmë këto gjëra ushtarakisht” tha ai nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se ky ishte një hap i madh. Gjatë një dreke pune me liderë të vendeve balltike, presidenti Tramp u tha gazetarëve se marrëveshja për tregtinë e lirë, mes vendeve të Amerikës Veriore, e quajtur NAFTA, ishte në rrezik nëse Meksika nuk do të ndalonte fluksin e migrantëve. Edhe parardhësit e tij kanë dislokuar trupat e gardës kombëtare për të ndihmuar sigurinë e kufirit. Presidenti Obama pati dërguar 1200 ushtarë për të ruajtur kufirin, ndërsa presidenti George W Bush pati dislokuar 6 mijë trupa për të ndihmuar në patrullimin e kufirit.
Më herët, Presidenti Tramp kërcënoi se do të ndërpriste ndihmat për Hondurasin, pasi një karavan azilkërkuesish, siç i quajti ai, po drejtoheshin për në SHBA. “Karvani i madh i njerëzve nga Hondurasi, që kalojnë permes Meksikës për të arritur në kufirin tonë, duhet të ndalojë para se t’i afrohet atij” u shpreh ai në Tuiter. “Nafta është tani në rrezik, ashtu siç është edhe ndihma e huaj për Hondurasin dhe vendet që do të lejojnë që kjo të ndodhë” theksoi presidenti.
Gjatë ditëve të fundit, presidenti Trump ka bërë postime në Tuiter për imigracionin e paligjshëm, duke akuzuar demokratët se po lejojnin kufinjtë e hapur, drogën dhe krimin. Zoti Tramp filloi të reagonte për “karvanin” siç e quajti ai prej rreth 1100 imigrantë nga Hondurasi, pas një raportimi të dielën që lamë pas në Fox Njuz të këtij lajmi. Grupi i imigrantëve, të cilët kanë ecur nëpër rrugët dhe hekurudhat e jugut të Meksikes, është organizuar nga organizata “Njerëz Pa Kufi” me seli në SHBA. Migrantët u mblodhën në Meksikë në datën 25 mars. Qeveria meksikane bëri të ditur të hënën se kishte kthyer rreth 400 prej tyre sërish në Honduras.

Sicred