KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trampi takim me Moon Jae në Shtëpinë e Bardhë

Trampi takim me Moon Jae në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump pret të martën në Shtëpinë e Bardhë homologun koreano-jugor, Moon Jae-in për të diskutuar rreth samitit me liderin koreano-verior, Kim Jong Un, kur tashmë po ndihet një lloj pasigurie. Tri javë nga takimi historik i Singaporit, mbarëvajtja e të cilit mbetet ende e rrethuar nga misteri, Donald Trump ka besim tek drejtuesi i Shtëpisë Blu për ta ndihmuar atë të deshifrojë qëllimet e sakta të njeriut më të pushtetshëm të Phenianit. Në qendër të debateve mbetet çështja e denuklearizimit, që Uashingtoni e kërkon të jetë e plotë, e verifikueshme dhe e pakthyeshme.
Trump dhe Moon, të cilët zhvilluan biseda telefonike gjatë fundjavës, në mesditë do të jenë të pranishëm në Zyrën Ovale, por nuk është planifikuar asnjë konferencë e përbashkët shtypi.

Sicred