KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trampi shkarkon prokuroren e përgjithshme “për tradhëti”
Trampi shkarkon prokuroren e përgjithshme "për tradhëti"

Trampi shkarkon prokuroren e përgjithshme “për tradhëti”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, shkarkoi shefen e Departamentit të Drejtësisë, pasi ajo tha se dyshon në ligjshmërinë e ndalimit të përkohshëm të udhëtarëve nga shtatë vende myslimane, të nënshkruar nga  zoti Tramp. Presidenti e akuzoi ushtruesen e detyrës së prokurores së përgjithshme, Seli Jets, për “tradhti” dhe “se u tregua e dobët ndaj emigracionit të paligjshëm”. Ai tha se e zëvendëson me Dana Boente, prokurore i Qarkut Lindor të Virxhinias. Urdhri ekzekutiv i Trumpit, i lëshuar më 27 janar, që pezullon pranimin në SHBA të të gjithë refugjatëve dhe të udhëtarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane për 90 ditë, shkaktoi protesta jo vetëm në SHBA, por edhe në vende të tjera të botës. Organizata për Bashkëpunim Islamik tha se lufta kundër terrorizmit, në asnjë mënyrë, nuk e përligj trajtimin e diferencuar për njerëzit e një feje tjeter. Dhjetëra mijëra njerëz protestuan edhe në Londër e në qytete tjera të Mbretërisë së Bashkuar kundër urdhrit të presidentit amerikan. Protestuesit bëne thirrje kundër vendimit të tij dhe mbanin pankarta ku shkruhej “Jo racizmit”, “Unë mbështes myslimanët” dhe thirrje tjera kundër Trampit.

Sicred