KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trampi pritet të firmosi për Murin me Meksikën
Muri me Meksikën, Trampi has probleme

Trampi pritet të firmosi për Murin me Meksikën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të firmosë të mërkurën urdhrin ekzekutiv për ndërtimin e një muri përgjatë gjithë kufirit jugor me Meksikën, duke mbajtur kështu premtimin që kishte bërë gjatë fushatës së tij presidenciale. Lajmi është përcjellë nga vetë Presidenti, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, komunikoi se të mërkurën do të fokusohet tek çështjet e sigurisë kombëtare. Në këtë mënyrë, Shtetet e Bashkuara pritet të fillojnë punën për ndërtimin e një strukturë 2.000 milje të gjatë në pjesën jugore, e cila sipas liderit të Uashingtonit, do të ketë për qëllim ndalimin e emigracionit të jashtëligjshëm. Gjithashtu, pjesë e këtij plani do të jetë edhe deportimi i afro 3 milionë emigrantëve që kanë hyrë në rrugë të jashtëligjshme në territorin amerikan. Pjesa që do të preket më shpejt nga ky operacion do të jenë individët me rekorde kriminale. Megjithatë, sot nuk pritet vetëm firmosja e urdhërit për ndërtimin e murit, pasi Presidenti do të nisë të veprojë edhe për disa aspekte të tjera të sigurisë kombëtare. Trump ka deklaruar gjithashtu se do të prezantojë edhe një plan për të shtuar kontrollet në pikat kufitare si dhe në aeroportet ndërkombëtare si masa sigurie.

Sicred