KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trampi ndryshon gjuhën ndaj Kinës

Trampi ndryshon gjuhën ndaj Kinës

Presidenti amerikan Donald Tramp ka vlerësuar liderin kinez Shi Xhinping, duke shënuar kontrast me kritikat e tij të mëparshme të përqasjes së Kinës ndaj çështjeve tregtare dhe Koresë së Veriut. Por ai i kërkoi zotit Shi Xhinping, të punonte shumë që të bindte Korenë e Veriut që të hiqte dorë nga programi i saj bërthamor, në lidhje me të cilin Presidenti amerikan shprehu sigurinë se Kina mund ta zgjidhte këtë problem shpejt dhe me lehtësi. Më pas, Trampi falendëroi presidentin kinez për përpjekjet e bëra deri tani në këtë drejtim, siç është edhe kufizimi i tregtisë me Penianin.
Përsa i përket suficitit tregtar të Kinës, presidenti tha se nuk fajësonte Kinën se po përfitonte nga rrethanat. “Nuk fajësoj Kinën. Në fund të fundit kush do ta fajësonte një vend që përfiton nga një vend tjetër për të mirën e qytetarëve të tij” u shpreh Tramp gjatë një fjale të mbajtur në një forum ekonomik. Lideri i SHBA-ve tha se administratat e mëparshme amerikane ishin përgjegjëse për atë që ai e quajti një marrëdhënie të padrejtë tregtare me Kinën. Presidenti amerikan dhe homologu i tij kinez Shi Xhingping gjithashtu njoftuan nënshkrimin e marrëveshjeve ekonomike me vlerën e 250 miliardë dollarëve.

Sicred