KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trampi mund të ftojë Kimin në SHBA pas takimit në Singapor

Trampi mund të ftojë Kimin në SHBA pas takimit në Singapor

Presidenti amerikan Donald Tramp është shprehur se do ta merrte në konsideratë mundësinë e paraqitjes së një ftese liderit koreano-verior Kim Jong Un për të vizituar Shtëpinë e Bardhë, por kjo vetëm nëse Samiti i Singaporit do të shkonte mirë. Pas takimit me kryeministrin japonez Shinzo Abe, i cili paraqiti shqetësimet e Japonisë në lidhje me samitin e pritshëm, presidenti amerikan u shpreh se ishte e mundur që të arrihej një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës koreano, dhe e quajti atë si pjesën më të lehtë të negociatave. “Ajo që do të vijë më pas është me të vërtetë e rëndësishme” u tha ai gazetarëve. SHBA-të dhe aleatët rajonalë duan që Korea e Veriut të heqë dorë nga armët e saj bërthamore, por presidenti amerikan pranoi se kjo do të duhej më shumë se një takim për ta arritur këtë qëllim. Në një dalje për mediat më pas, sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo u shpreh se Kim Jong Un i kishte bërë të ditur se ishte i gatshëm për denuklearizim, megjithëse nuk ishte e qartë nëse kjo do të thoshte se Korea e Veriut po dakordësohej me vizionin e SHBA-ve.

Sicred