KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trampi mbërrin në Kinë
Trampi mbërrin në Kinë

Trampi mbërrin në Kinë

Presidenti amerikan Donald Tramp ka mbërritur në Kinë për të zhvilluar një vizitë e cila pritet të përqëndrohet në tregtinë dhe tensionet me Korenë e Veriut. Ai zbriti në aeroportin e Pekinit, ku homologu i tij Shi Xhinping, i kishte rezervuar një pritje madhështore. Para se të zbriste në tokën kineze, zoti Tramp vlerësoi zotin Shi, duke theksuar se mezi priste ta takonte pas fitores së madhe politike të Shi, i cili konsolidoi së fundmi pushtetin e tij gjatë kongresit të Partisë Komuniste Kineze. Pavarësisht përgëzimeve, mes dy burrave të shtetit ekzistojnë tensione, pasi Tramp e ka sulmuar Kinën për praktikat e padrejta të tregtisë.
Zoti Tramp dhe bashkëshortja e tij Melania do të vizitojnë edhe Qytetin e Ndaluar, i cili prej shekujsh ka qenë rezidenca e perandorëve kinez. Pak para se të nisej për në Kinë, zoti Tramp mbajti një fjalim në kryeqytetin koreano-jugor të Seulit, ku e përshkroi Korenë e Veriut si një ferr që askush nuk e meriton të jetë në të.
Programi i armëve bërthamore të vendit komunist ka shkaktuar alarmin ndërkombëtar, sidomos pasi Peniani ndërmorri testin e tij më të madh bërthamor në shtator. Në fjalimin e tij para parlamentit koreano-jugor Presidenti amerikan e Paralajmëroi Korenë e Veriun që të mos e nënvlerësonte Amerikën. – Mos na vini në provë, – ishte paralajmërimi i tij. Por megjithatë, ka të dhëna se Tramp mund të jetë i hapur për një marrëveshje, pasi, duke iu adresuar vendit komunist, u shpreh se “do ju ofrojmë një rrugë për një të ardhme më të mirë.”