KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trampi lajmëron rritjen e tarifave të importeve të aluminit dhe çelikut
Turqia nis me tarifat hakmarrëse kundër SHBA

Trampi lajmëron rritjen e tarifave të importeve të aluminit dhe çelikut

Tarifat ndaj importeve të aluminit dhe çelikut në SHBA do të rriten ndjeshëm që prej javës së ardhshme. Njoftimin e dha presidenti amerikan Donald Trump, i cili e quajti këtë një lëvizje që do të mbrojë industrinë amerikane. Por kritiket thonë se masa do të pengojë rritjen e punësimit dhe do të rrezikojë nisjen e një luftë tregtare me Kinën. Trump bëri të ditur se produktet e çelikut do të taksohen me 25 përqind, ndërsa ato të aluminit me 10 përqind. Në një postim në “Twitter” kreu i Shtëpisë së Bardhë pohoi se Shtetet e Bashkuara po vuanin nga politika të padrejta tregtare. SHBA importon 4 herë më shumë çelik nga sa eksporton dhe mbështetet tek ky produkt më shumë se 100 vende të tjera. Vlera e aksioneve të prodhueseve amerikanë të çelikut u rrit ndjeshëm pas njoftimit. Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump deklaroi se vendet e tjera po sillnin në SHBA sasi të konsiderueshme çeliku, çka sipas tij nënkuptonte vrasjen e prodhueseve vendas. Ndërsa pas marrjes së Presidencës, republikani tha se importet e lira nga Kina po dëmtonin industrinë amerikane që është importuesja më e madh e çelikut në botë. Kina nuk është i vetmi vend që eksporton produktin në SHBA. Bëhet fjalë për 110 vende, ndër të cilët 5 eksportuesit më të mëdhenj janë Kanadaja, Brazili, Koreja e Jugut, Meksika dhe Rusia.

Sicred