KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trampi: Kina të zgjidhi problemin e Koresë së Veriut
Trampi: Kina të zgjidhi problemin e Koresë së Veriut

Trampi: Kina të zgjidhi problemin e Koresë së Veriut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nëse Kina nuk do të zgjidhë problemin e Koresë së Veriut, SHBA do ta bëjë. “Kina ka ndikim të madh mbi Korenë e Veriut”, tha Trumpi për gazetën britanike Financial Times. “Nëse Kina nuk na ndihmon, nuk do të jetë mirë për askënd”, shtoi ai. I pyetur nëse mendon se mund të ketë sukses vetëm, Trumpi tha “plotësisht”. Presidenti amerikan Trump, do të presi të enjten në Florida presidentin e Kinës, Xi Jinping. Samiti i tyre dyditor padyshim do të përqëndrohet në Korenë e Veriut dhe programin e saj bërthamor. Kërcënimet dhe sanksionet kanë dështuar të pengojnë përpjekjet e Penianit për t’u bërë fuqi e armatosur bërthamore. Ekspertët amerikanë paralajmërojnë se Koreja e Veriut po planifikon provën e gjashtë bërthamore. Ndërsa ambasadorja e SHBA-se në Kombet e Bashkuara, Niki Heili, tha se është koha që Kina “të ndalojë së bëri justifikime, duke thënë se edhe ajo është e shqëtësuar”. Kina, e cila është aleatja e vetme ndërkombëtare e Koresë së Veriut, ka ndërmarrë disa veprime pas testeve të fundit bërthamore që ka bërë Peniani.

Sicred