KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trampi këmbëngul: Meksika do paguajë për ndërtimin e murit
Trampi këmbëngul: Meksika do paguajë për ndërtimin e murit

Trampi këmbëngul: Meksika do paguajë për ndërtimin e murit

Presidenti amerikan Donald Tramp bëri dje të ditur se së shpejti do të fillonte procesin e dhënies fund Marëveshjes së Tregtisë së Lirë mes SHBA-ve, Kanadasë dhe Meksikës, apo siç quhet ndryshe NAFTA, ndërsa këmbënguli se Meksika do të paguante për ndërtimin e murit në kufirin jugor me SHBA-të. “Në një mënyrë apo tjetër, Meksika do të paguajë për murin. Mund të veprohet përmes rimbursimit, por në një mënyrë apo tjetër, Meksika do të paguajë për të” tha presidenti amerikan.
Trampi po përpiqet të bindë kongresin për të mbledhur fondet e nevojshme për projektin shumë të kundërshtuar, ndërsa ka paralajmëruar se do të mbyllë qeverinë nëse ligjvënësit nuk i miratojnë këto fonde. Presidenti amerikan u shpreh se ndërtimi i murit ishte i nevojshëm pasi Meksika ka një problem të tmerrshëm me krimin. “Droga po vërshon në Shtetet e Bashkuara në nivele që nuk janë parë ndonjëherë në të kaluarën. Kjo ka ndodhur sidomos këto tre katër vitet e fundit. Muri do ta ndalojë shumicën e drogës që hyn në këtë vend dhe që po helmon të rinjtë tonë” tha Trampi.
Kongresi amerikan do të shqyrtojë muajin e ardhshëm propozimin e Presidentit. Megjithëse gjatë fushatës së tij ai pati deklaruar se muri mund të kushtonte rreth 8 miliardë dollarë, sipas Departamentit të sigurisë së vendit, ai mund të kushtojë më shumë se 20 miliardë. Planifikimi në buxhet i fondeve për ndërtimin e murit do të rëndonte barrën fiskale mbi taskapaguesit amerikanë, megjithëse Tramp është shprehur se kostoja do të paguhet nga Meksika, e cila vazhdimisht ka këmbëngulur se nuk do të paguajë për të.

Sicred