KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trampi firmos ruajtjen e unitetit familjar të emigrantëve

Trampi firmos ruajtjen e unitetit familjar të emigrantëve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka firmosur të mërkurën në mbrëmje një urdhër ekzekutiv që garanton ruajtjen e unitetit familjar të emigrantëve. Lëvizja e kreut të shtetit vjen pas valës së kritikave që ranë mbi Shtëpinë e Bardhë për shkak të ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre. Trumpi ka deklaruar se pamjet e fëmijëve që u merreshin prindërve ndikuan në vendimin e tij. Më herët, presidenti republikan u kishte bërë thirrje ligjvënësve që të miratonin një draft që i jep fund ndarjes së familjeve. Sidoqoftë, Trump nuk do të tërhiqet nga përforcimi i ligjeve për emigracionin ilegal. “Nuk më pëlqen të shoh familje që ndahen, por administrata do të vazhdojë politikën e saj me tolerancë zero”, ka thënë Trumpi. Vendimi erdhi pas reagimeve të shumta nga e gjithë bota, që e quajtën atë masë si tepër mizore, si dhe pas një mbledhjeje të mbajtur nga demokratët që njoftuan hartimin e Aktit për Bashkimin e Familjeve.

Sicred