KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp vendos të shfuqizojë një program që mbron të rinjtë emigrantë padokumenta
Tramp vendos të shfuqizojë një program që mbron të rinjtë emigrantë padokumenta

Tramp vendos të shfuqizojë një program që mbron të rinjtë emigrantë padokumenta

Presidenti Donald Tramp ka vendosur të shfuqizojë një program që mbron të rinjtë emigrantë e të padokumentuar. Sipas mediave amerikane, Tramp do t’i japë 6 muaj kohë Kongresit për të hartuar një legjislacion që do të zëvendësojë Veprimin e Shtyrjes për Fëmijët e Ardhur, i njohur ndryshe si Daca. Programi i hartuar në kohën e administratës Obama mbron qindra mijëra të rinj nga dëbimi dhe siguron leje pune dhe studimi për ta. Megjithatë, mediat raportojnë se presidenti mund të ndryshojë mendim dhe do të duhet të pritet dita e martë për të mësuar vendimin zyrtar të kreut të shtetit.
Kjo lëvizje e presidentit është pritur me kritika jo vetëm nga ligjbërësit republikanë, por edhe nga liderët e biznesit, të cilët e kundërshtojnë mbylljen e programit. Periudha 6-mujore që i është dhënë Kongresit për të hartuar një program alternativ konsiderohet si një kompromis, nisur nga fakti se skema ka mbështetje të madhe.
Në bazë të këtij programi, qeveria amerikane pajtohet të shtyjë çdo veprim ndaj statusit të emigrantit për një periudhë 2-vjeçare, në rast se ky i fundit ka një dosje të pastër kriminale, është nën 30 vjeç dhe është në shkollë, i sapo-diplomuar ose i sapo-liruar nga ushtria. Shumica e emigrantëve që përfitojnë nga ky program njihen si “ëndërrimtarët” dhe vijnë kryesisht nga Meksika dhe të tjera vende latino-amerikane.

Sicred