KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp uron presidentin e ri kinez
Tramp, uron, presidentin e ri kinez

Tramp uron presidentin e ri kinez

Përmes një bisede telefonike, presidenti amerikan Donald Tramp ka uruar liderin kinez Shi Xhinping për ngritjen e tij të jashtëzakonshme gjatë kongresit të Partisë Komuniste. Në një intervistë për Foks Biznes Netuork, Zoti tramp gjithashtu e vlerësoi Shi dhe tha që ai mund të quhet si mbret i Kinës. Tramp tha se presidenti Shi ishte një person shumë i mirë, me të cilin kishte një marrëdhënie shumë të mirë. Duke e përshkruar ngritjen e zotit Shi si dicka që në të vërtetë nuk ka ndodhur asnjëherë virtualisht në Kinë, zoti Tramp e quajti liderin kinez një njeri të pushtetëshëm. Presidenti Kinez çimentoi pushtetin e tij në Kinë, pasi konfirmoi në kongres një mandat të dytë pesëvjecar, pa një pasardhës të qartë. Emri dhe doktrina e tij u inkorporuan në kushtetutën e partisë. Dy liderët do të takohen muajin e ardhshëm, kur Presidenti Tramp të zhvillojë një vizitë shtetërore në Kinë. Sipas një postimi në llogarinë në tuiter të Presidentit tramp, ai dhe Shi kishin biseduar edhe për tregtinë dhe Korenë e Veriut. Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë, pas SHBAve, si dhe partneri më i madh tregtar i Amerikës. Megjithatë, marrëdhëniet mes dy vendeve janë tensionuar pas mosmarrëveshjeve territoriale të Pekinit me aleateët e SHBAve në Azinë Lindore në lidhje me Detin e Kinës së Jugut dhe Detin e Kinës Lindore.