KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp, takim me Stoltenberg: “U jemi mirënjohës anëtarëve të NATO-s për mbështetjen në dënimin e masakrave në Siri”

Tramp, takim me Stoltenberg: “U jemi mirënjohës anëtarëve të NATO-s për mbështetjen në dënimin e masakrave në Siri”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, dënoi edhe njëherë masakrat e regjimit në Siri. “Ka ardhur koha t’i jepet fund luftës së brendshme brutale në Siri, për të mposhtur terroristët dhe për të siguruar kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre”, tha Trampi. Duke vënë në dukje rëndësinë e bashkepunimit me NATO-n, ai tha: “U jemi mirënjohës anetareve të NATO-s dhe aleatëve për mbështetjen në dënimin e masakrave që ka kryer Asadi duke përdorur armë të tmerrshme. Masakrimi me armë kimike i civilëve të pafajshëm, duke pëfrshirë fëmijët, duhet të refuzohet kategorikisht nga të gjithë popujt që e vlerësojnë jetën e njeriut. Pasi shprehu kritika për Moskën për mbështetjen që i ofron Asadit, presidenti Trump tha: “Aktualisht me Rusinë nuk biem aspak dakord. Marrëdhëniet tona me Rusinë mund të jenë në nivelin më të ulët.” Trampi deklaroi se NATO-ja nuk është aspak nje organizatë e vjeteruar që ka dalë nga përdorimi, duek kundershtuar nje deklarate te mehershme. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se SHBA-ja ka shumë aleatë të vlefshëm brenda NATO-s dhe se marrëdhëniet SHBA-NATO janë me shumë vlerë.

Sicred