KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp: SHBA mund të ndali ndihmat ndaj palestinezëve
Tramp: SHBA mund të ndali ndihmat ndaj palestinezëve

Tramp: SHBA mund të ndali ndihmat ndaj palestinezëve

SHBA mund të ndalë pagesat për palestinezët që nuk duan të vijojnë bisedimet për paqen. Në një postim në Twitter, presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA nuk merrte vlerësim dhe as respekt pavarësisht ndihmave të saj për palestinezët. Ai tha se njohja e qytetit të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit e vendosi çeshtjen kontraversiale jashtë tryezës së bisedimeve për paqen.
Palestinezët kanë thënë se lëvizja tregonte se SHBA nuk mund të ishte më një ndërmjetësues neutral i bisedimeve. Menjëherë pas publikimit të vendimit të Uashingtonit në dhjetor, presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha se ai nuk do të pranonte asnjë plan amerikan paqeje për Lindjen e Mesme.
Postimet e Trump në Twitter pasuan komentet e Nikki Haley, e dërguara amerikane në Kombet e Bashkuara, që tha se SHBA do të ndalonte kontributet për agjencinë e Kombeve të Bashkuara që ndihmonte refugjatët palestinezë.
Shtetet e Bashkuara e ndihmojnë Autoritetin palestinez me më tepër se 300 milionë dollarë në vit, për programet e Kombeve të Bashkuara në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, ku jetojnë palestinezët.

Sicred