KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp: Saipov duhet dënuar me vdekje!
Tramp: Nuk jam racist!

Tramp: Saipov duhet dënuar me vdekje!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp ka kërkuar dënimin me vdekje për Sayfullo Saipov, autorin e atentatit të Nju Jork. Në profilin e tij në Tuiter kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan se terroristi ishte i kënaqur për atë që kishte bërë dhe ka kërkuar që flamuri i ISIS të varej në dhomën e tij të spitalit. Ai vrau tetë persona dhe plagosi 12 të tjerë dhe për këtë duhet dënuar me vdekje, përfundon ai. Presidenti ameirkan kishte kërkuar fillimisht që 29 vjecari i mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2000, të dërgohej në burgun e Guantanamos, burgun amerikan të sigurisë së lartë në ishullin e Kubës.
Pavarësisht atentatit, në Nju Jork do të organizohet maratona e planifikuar dhe pse zona do të jetë super e blinduar. Policia përveç se do të shtojë numrin e agjentëve në gadishmëri do të vendosë qitës dhe skuadra të armatosura rëndë, kamionë plot me rërë dhe barriera për të evituar anetntate me automjete si ndodhi në pistën e çiklistëve përgjatë Hudson.

Sicred