KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp rinovon sanksionet ndaj Koresë së Veriut
Deklaratat e Trampit për Malin e Zi dhe Shqipërinë, shqetësojnë komunitetin shqiptaro-amerikan

Tramp rinovon sanksionet ndaj Koresë së Veriut

Presidenti amerikan Donald Tramp ka rinovuar sanksionet ndaj Koresë së Veriut, duke cituar një kërcënim të jashtëzakonshëm nga armët e saj bërthamore. Kjo vetëm 10 ditë pasi ai u shpreh se Peniani nuk përbënte kërcënim. “Nuk ka më kërcënim bërthamor nga Korea e Veriut” do të shkruante ai në tuiter në datënn 13 qershor, vetëm një ditë pasi u takua me liderin koreano verior Kim Jong-un në Singapor.
Lëvizja e rinovimit të sanksioneve erdhi pasi SHBA-të dhe Korea e Jugut anulluan dy stërvitje të tjera të përbashkëta ushtarake, anullim të cilin Pentagoni e argumentoi se nevojitej për të mbështetur negociatat diplomatike.
Në Singapor, presidenti Tramp kishte premtuar se do t’i jepte fund lojërave të luftës me aleatin koreano-jugor, ndërsa i konsideroi stërvitjet provokuese dhe të shtrenjta. Rinovimi i sanksioneve u krye në kuadër të gjendjes së emergjencës kombëtare që është ekzistente në SHBA në lidhje me Korenë e Veriut që nga viti 2008. Që atëherë presidentët e kanë rinovuar këtë gjendje si procedurë rutinë, dhe ajo shoqërohet bashkë me sanksionet ndaj vendit komunist.
Presidenti Tramp e shtyu dje gjendjen e emergjencës kombëtare për shkak të ekzistencës dhe rrezikut të përhapjesë së materialeve të zbërthyeshme që përdoren për armë në gadishullin korean si dhe politikat e qeverisë së Koresë së Veriut, të cilat vijojnë të përbëjnë një kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e SHBA-u shpreh ai në një njoftim që i dërgoi kongresit. Demokratët janë shprehur se gjuha e përdorur së fundmi nga Shtëpia e Bardhë është në kontraditë me çfarë presidenti ka thënë më parë për suksesin e samitit të Singaporit. Në një tjetër postim në tuiter në 13 qershor, ai gjithashtu ishte shprehur se amerikanët mund të flinin mirë dhe pa shqetësime atë natë.

Sicred