KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp pritet të deklarojë njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit
Tramp njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, reagon komuniteti ndërkombëtar

Tramp pritet të deklarojë njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit

Zyrtarë të lartë të administratës amerikane konfirmuan për mediat e huaja se Presidenti Donald Tramp do ta njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Ai do ta njoftojë vendimin e tij fort të kundërshtuar gjatë një fjalimi që protet të mbajë të mërkurën. Zoti Tramp gjithashtu pritet të miratojë zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, por kjo zhvendosje nuk do të kryhet menjëherë.
Izraeli i mirëpret këto ndryshime, por palestinezet dhe liderët e vendeve arabe kanë paralajmëruar se ato mund të vënë në rrezik procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Arabia Saudite, një aleat i SHBA-ve, i konsideroi këto ndryshime si një provokim flagrant që u bëhet muslimanve.
Izraeli e ka konsideruar gjithmonë Jeruzalemin si kryeqytetin e tij, por palestinezët pretendojnë se Jeruzalemi Lindor do të jetë kryeqyteti i një shteti të ardhshëm palestinez. Duke njohur Jeruzalimin si kryeqytet të Izraelit, SHBA-të bëhen shteti i parë që ndërmerr një njohje të tillë që nga themelimi i shtetit të Izraelit në vitin 1948. Çështja e statusit të qytetit të Jeruzalemit është edhe zemra e konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve. Qyteti është vendi ku ndodhen site kryesore fetare që janë të shenjta për judaizmin, islamin dhe krishtërimin, veçanërisht në Jeruzalemin Lindor. Izraeli e aneksoi këtë sektor nga Jordania pas luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme dhe që atëherë e ka konsideruar atë si kryeqytetin e tij të pandashëm. Sipas marrëveshjes së paqes së vitit 1993 mes Izraelit dhe Palestinës , statusi përfundimtar i qytetit do të diskutohej në faza të mëvonshme bisedimesh. Sovraniteti i Izraelit mbi Jeruzalemin nuk është njohur asnjëherë ndërkombëtarisht dhe të gjitha shtetet i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv.
Që nga viti 1967, Izraeli ka ndërtuar dhjetra vendbanime në Jeruzalemin lindor, ku janë strehuar rreth 200 mijë izraelitë. Sipas ligjit ndërkombëtar, këto vendbanime konsiderohen të paligjshme, por Izraeli e mohon një gjë të tillë. Duke njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izralit, SHBA-të përforcojnë pozicionin e Izraelit që vendbanimet në lindje janë komunitete të mirëqena izraelite.

Sicred