KRYEFAQJA » LAJME » Tramp; Plani për emigrantët pa dokumenta

Tramp; Plani për emigrantët pa dokumenta

Presidenti Donald Trump tha se 800 mijë emigrantët pa dokumenta të sjellë në Amerikë nga prindërit tyre në moshë të mitur, “nuk duhet t’i druhen deportimit” për gjashtë muajt e ardhshëm. Lidhur me këtë çështje Kongresi amerikan po punon për një plan që do t’i mundësonte atyre qëndrimin e përhershëm në Shtetet e Bashkuara. Në komentin e tij në Twitter Trump shkuante se: “Ata që janë të shqetësuar për statusin e tyre, nuk duhet të jenë. Asnjë veprim nuk do të ndërmerret për t’i dërguar ata në vendet e origjinës, vite pasi prindërit e tyre i kanë sjellë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara”.
Udhëheqësja e pakicës demokratike në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se kishte biseduar në telefon me presidentin. Ajo tha se i kishte kërkuar Trump “të garantojë emigrantët se statusi i tyre nuk do të ndryshojë gjatë 6 muajve të ardhshëm dhe se kjo periudhë “nuk ishte një periudhë grumbullimi e tyre”, se programi duhet të konsiderohet i ngrirë dhe se përfituesit e tij nuk do të preken”. Kongresi amerikan ka 6 muaj afat për të gjetur një zgjidhje për afro 800 mijë imigrantë pa dokumente, të cilët ishin fëmijë kur u sollën në Amerikë nga prindërit e tyre pa dokumente. Presidenti Doanld Trump i bëri thirrje Kongresit të gjejë një zgjidhje ligjore për ta, pasi shfuqizoi një urdhër ekzekutiv të paraardhësit të tij Barak Obama, të njohur me emrin DAKA, që e mbronte këtë kategori imigrantësh nga deportimi.

Sicred