KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp: Nuk ka limit kohor për denuklearizimin e Koresë së Veriut
Tramp: Nuk ka limit kohor për denuklearizimin e Koresë së Veriut

Tramp: Nuk ka limit kohor për denuklearizimin e Koresë së Veriut

Presidenti amerikan Donald Tramp ka deklaruar se nuk ka limit kohor për denuklearizimin e Koresë së Veriut dhe se nuk kishte nevojë që ky proces të shpejtohej. Kohë më parë presidenti ishte shprehur se çarmatimi bërthamor i vendit komunist do të fillonte shumë shpejt. Muajin e shkuar, presidenti Trump dhe lideri koreano-verior Kim Jong-un mbajtën bisedime historike mes tyre dhe u zotuan se do të denuklearizonin gadishullin korean. Marrëveshja nuk kishte afate kohore apo ndonjë plan për zbatimin e saj. Që nga takimi i dy liderëve, që u zhvillua në datën 12 qershor, është shënuar progres i pakët në drejtim të denuklearizmin. Javën e shkuar, Korea e Veriut akuzoi SHBA-të se po bënte kërkesa të tipit gangster për procesin dhe e konsideroi sjelljen amerikane në bisedimet e nivelit të lartë si shumë shqetësuese. Presidenti Tramp tha dje se bisedimet me Penianin po shkonin mirë. “Diskutimet po vijojnë dhe po shkojnë shumë shumë mirë. Sanksionet qëndrojnë. Pengjet janë kthyer. Nuk ka patur teste bërthamore. Nuk ka patur raketa që ngjiten në qiell dhe mendoj se marrëdhëniet janë shumë të mira. Prandaj, do shohim si do shkojë” tha Trump për gazetarët. Presidenti amerikan gjithashtu tha se kërcënimi bërthamor që paraqet Korea e Veriut ka qenë një temë kryesore e bisedimeve që ai zhvilloi me presidentin rus në fillim të kësaj jave. “Presidenti Putin do të përfshihet në kuptimin që është me ne” bëri të ditur ai.

Sicred