KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, reagon komuniteti ndërkombëtar
Tramp njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, reagon komuniteti ndërkombëtar

Tramp njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, reagon komuniteti ndërkombëtar

Njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga presidenti amerikan, Tramp, nuk është pritur mirë nga pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar.
Mes vendeve që dënuan vendimin e presidentit Donald Tramp për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraleit, janë edhe aleatët tradicionalë të SHBA-ve.
Arabia Saudite e quajti vendimin të pajustifikueshëm dhe të papërgjegjshëm, ndërsa Franca dhe Gjermania u shprehën se nuk e mbështesin atë. Kryeministrja britanike u shpreh se vendimi nuk ndihmon paqen në rajon, ndërsa kryediplomatja amerikane Mogherini shprehu shqetësim serioz në lidhje me këtë cështje. Kryeministri i Malajzisë ka shkuar më tej, duke u bërë thirrje të gjithë muslimanëve kudo në botë ta bëjnë të qartë se e kundërshtojnë fuqimisht lëvizjen amerikane.
Por kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e përshëndeti atë, duke e quajtur ditën e djeshme si historike. Lëvizja e presidentit Tramp përmbysi dekada të tëra të politikës amerikane. Fati i Jeruzalemit ka qenë një nga çështjet më problematike mes Izraelit dhe Palestinës. Presidenti palestinez Mahmud Abaz tha se lëvizja e Tramp ishte për të ardhur keq. Ndërkohë palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës mbajnë sot një ditë grevash dhe protestash kundër vendimit.
Këshilli i Sigurimit do të mblidhet nesër për ta diskutuar këtë çështje, pasi kjo u kërkua nga tetë prej 15 vendeve anëtare. Presidenti amerikan tha dje se kishte gjykuar se ky veprim do të ishte në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe arritjes së paqes mes Izraelit dhe Palestinës. Ai gjithashtu bëri të ditur se kishte udhëzuar Departamentin e Shtetit që të fillonte përgatitjet për lëvizjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.
Pavarësisht paralajmërimeve për trazira rajonale, vendimi përmbush një premtim që Tramp kishte bërë gjatë fushatës së tij.

(Visited 42 times, 1 visits today)
Sicred