KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp nis udhëtimin e tij në Europë
Tramp nis udhëtimin e tij në Europë

Tramp nis udhëtimin e tij në Europë

Presidenti amerikan Donald Trump nisi këtë të mërkurë udhëtimin e tij njëjavor në Europë, me kritika të ashpra ndaj aleatëve të NATO-s, duke parashikuar madje se “më i lehti” i takimeve gjatë udhëtimit të tij mund të jetë ai kokë më kokë me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ndërkohë që linte Shtëpinë e Bardhë për turneun e tij në 4 shtete europiane, Trump bëri shumë pak përpjekje për të garantuar aleatët, të shqetësuar nga rreziku që ai mund t’i shkaktojë paktit 69-vjeçar të mbrojtjes së përbashkët transatlantike, e me gjasë edhe nga “përqafimi” me Putinin gjatë samitit në Helsinki. Trump tha para nisjes se “nuk mund ta deklaroj tani” nëse Putini është mik apo armik, por thjesht e quajti atë një “konkurrent”. Trump u ka bërë presion vendeve anëtare të NATO-s të përmbushin detyrimin e tyre për shpenzime sa 2 për qind e GDP-ve të vendeve respektive në fushën e mbrojtjes deri në vitin 2024.
Pas Belgjikës, rrugëtimi i Trumpit do të vijojë me Londrën, ku qeveria e kryeministres Theresa May është në kaos për shkak të planeve të saj për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Gjatë vizitës së tij në Londër, ai parashikohet do të pritet me protesta masive. Më tej, ndalesa e radhës do të jetë në Skoci, përpara se të përfundojë me takimin me Putinin në Helsinki të Finlandës.

Sicred