KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp nis sot vizitën dy ditore në Izrael
Tramp, nis sot vizitën, dy ditore, në Izrael, marrdhenie nderkombetare

Tramp nis sot vizitën dy ditore në Izrael

Presidenti amerikan Donald Tramp nisi sot vizitën dy ditore në Izrael. Ai qëndroi së pari në Tel Aviv për bisedime me presidentin izraelit Reuven Rivlin e më pas vizitoi kishën e varrit të krishtit dhe murin e lotëve në Jeruzalem. Opinioni izraelit, por edhe ai palestineze e arab janë të interesuar për çështjen e zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, siç premtoi zoti Tramp gjatë fusahtës, por për të cilin duket se ka një farë tërheqjeje pasi shumë analistë thanë se kjo levizje do të ndizte më tepër gjendjen e acaruar dhe do të bëhej pengesë për bisedimet e paqes në rajon. Megjithatë, zoti Tramp nuk do ti shpëtoje dot kësaj teme gjatë darkës së punës me kryeministrin izraelit Beniamin Netanjahu. Zoti Tramp i quajti bisedime të paqes izrael palestine si një mundësi të rrallë që do të sjellë stabilitet në rajonin e trazuar. Ekziston një ndjesi e gjerë paqeje në gjithë rajonin e lindje së mesme, u shpreh optimist presidenti amerikan. Më herët, presidenti Tramp vizitoi për dy ditë Arabinë Saudite, ku mbajti edhe një fjalim në kuadër të një takimi rajonal , në të cilin u bëri thirrje për unitet vendeve myslimane në luftën kundër terrorizmit, duke e cilësuar atë një luftë midis së mirës dhe së keqes. “Nuk ekziston luftë mes besimeve, sekteve, apo qytetarimeve të ndryshme”- tha Presidenti Trump. “Kjo është një betejë me kriminelë barbarë”. “Terrorizmi është përhapur në të gjithë botën, por rruga drejt paqes fillon pikërisht këtu, në këtë tokë të lashtë, në këtë tokë të shenjtë”, shtoi zoti Tramp, duke theksuar se “Amerika është e gatshme të qëndrojë krah tyre në dobi të sigurisë së përbashkët .

Sicred