KRYEFAQJA » LAJME » Tramp nënshkruan urdhrin ekzekutiv për ndërhyrjet në zgjedhje

Tramp nënshkruan urdhrin ekzekutiv për ndërhyrjet në zgjedhje

Presidenti amerikan Donald Tramp ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv ku autorizon sanksione ndaj cdo vendi apo individi që zbulohet se ka ndërhyrë në zgedhjet ameriakne. Urdhri udhëzonin komunitetin e inteligjecës që të monitorojë dhe raportojë cdo përpjekje për të dëmtuar infrastrukturën zgjedhore si dhe për të përhapur propagandë. Ai gjithashtu parashikon aplikimin e ndalesave ose kufizimeve mbi të dyshuarit për ndërhyrje. Zoti Tramp është kritikuar për përgjigjen e dhënë ndërhyrjes së pretenduar ruse në Zgjedhjet amerikane. Në një konferencë për shtyp pas firmosjes së urdhërit, Këshilltari i sigurisë kombëtare, Xhon Bolton u shpreh se lëvizja synonte të ishte një përpjekje shumë e gjerë për të parandaluar manipulimin e politikës amerikane. Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Dan Coats, u shpreh se direktiva ishte në përgjigje të ndërhyrjes së pretenduar të Kremlinit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Rusia nuk permendet me emer në tekst, por zyrtarët amerikane e përmendën atë vend së bashku me Kinën, Korenë e Veriut deh Iranin si më më të mundshmit që mund të përpiqen të ndërhyjnë në këto zgjedhje.  Urdhri i tij i presidentit ka shqetësuar disa ligjvënës për shkak se ai mund të pengojë përpjekjet e kongresit për të gjurmuar dhe zbuluar cdo ndërhyurje në zgjedhje nga fuqi të huaja.

Sicred