KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp nënshkroi protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

Tramp nënshkroi protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

Presidenti amerikan Donald Tramp nënshkroi protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, duke përfunduar kështu proçesin e ratifikimit në Shtetet e Bashkuara. Shtepia e bardhë nuk lëshoi ndonjë deklaratë lidhur me nënshkrimin e protokollit. Senati amerikan ratifikoi protokollin me shumicë dërrmuese para pak javësh, në një seancë ku 97 senatorë votuan pro dhe vetëm 2 kundër. Senatorët vlerësuan se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do ta forcoje Aleancën por njëkohësisht edhe pavarësinë dhe demokracinë e malit të Zi. Senati deklaroi se pranimi i Malit të Zi do të shërbeje edhe për ti dërguar një mesazh të fortë Rusisë e cila provon të ndryshoje rendin ndërkombëtar me veprimet e saj. Ratifikimi i pranimit të malit të zi në NATO nuk është kryer ende vetëm nga Holanda dhe Spanja. Mali i Zi pret të bëhet anëtar me të drejta të plota ai aleancës në samitin e NATO-s të muajit maj në Bruksel.

Sicred