KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp: Me Rouhanin takim pa kushte!
Iranit ka refuzuar ftesën e Trampit për dialog me Rohanin

Tramp: Me Rouhanin takim pa kushte!

Duke folur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin italian, Giuseppe Conte, presidenti amerikan Donald Tramp tha se “do ta takonte me siguri” presidentin iranian, Hassan Rouhani, pa kushte, “kurdo që ata do të duan”. “Mund të takohem me cilindo, pasi nuk ka asgjë të keqe me takimet”, deklaroi ai, një lëvizje që gjithsesi u refuzua më pas nga vete administrata amerikane dhe një prej këshilltarëve të Rouhanit. I pyetur nëse do të vendoste ndonjë parakusht, Trump u shpreh qartazi: “Asnjë kusht! Nëse duan të takohemi, unë mund të takohem kurdo që ata duan – shtoi ai. – Kjo është diçka e mirë për vendin, e mirë për ata dhe për ne, e mirë për të gjithë botën. Pa kushte! Nëse ata duan të takohemi, unë do të takohesha”.
Propozimi me sa duket spontan i Trampit shenjoi kështu një ndryshim të toneve dhe vjen pas përshkallëzimit të retorikave, që prej tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga akordi historik bërthamor me Iranin. Muajin e ardhshëm, administrata amerikane pritet të rikthejë sanksionet që ishin hequr pas nënshkrimit të marrëveshjes së vitit 2015, ndërkohë që ka ndërmarrë një fushatë përshkallëzuese presioni ndaj Republikës Islamike, që shumëkush e konsideron si një lëvizje që synon ndryshimin e regjimit. Pas komentit të presidentit, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ra në kontradiktë me Trampin, duke listuar disa parakushte që duhen përmbushur fillimisht.

Sicred