KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp fyen sërish emigrantët

Tramp fyen sërish emigrantët

Presidenti Donald Trump i habiti ligjvënësit gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë për imigracionin, kur sipas njoftimeve iu referua Haitit dhe vendeve afrikane me një fjalë të papërshtatshme.”Pse i pranojmë gjithë këta njerëz nga vende të ndyra të vijnë këtu”, pyeti presidenti, sipas një njoftimi që u raportua për herë të parë nga gazeta Washington Post dhe u konfirmua nga televizioni CNN. Trump tha se Shtetet e Bashkuara duhet të lejojnë më shumë njerëz nga vende të tilla si Norvegjia, kryeministrja e së cilës u takua me të në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën. E pyetur nga mediat, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë ku thuhej se presidenti do të pranojë vetëm një marrëveshje emigracioni që “trajton si duhet sistemin e llotarisë së vizave dhe emigracionin zinxhir” – dy programe të cilat dëmtojnë ekonominë tonë dhe lejojnë terroristët në vend.” Imigracioni zinxhir është një term i përdorur nga kritikët e imigracionit, të cilët i referohen sistemit që lejon të afërmit të sponsorizojnë anëtarët e familjes për të ardhur në Shtetet e Bashkuara. Shtëpia e Bardhë nuk konfirmoi dhe as nuk mohoi nëse Presidenti kishte përdorur fjalën e papërshtatshme kur kishte folur për Haitin dhe Afrikën. Në deklaratë thuhej gjithashtu se Presidenti Trump gjithmonë do të refuzojë “masat e përkohshme dhe të dobëta që u krijojnë pengesa atyre emigrantëve të cilët kërkojnë një jetë më të mirë në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet një rruge të ligjshme.” Komenti i Trump solli kritika të menjëhershme dhe pati nga ata që thanë se qëllimi i Trump s’është të bëjë Amerikën sërish te madhe, siç thotë slogani i tij, por sërish të bardhë.

(Visited 31 times, 31 visits today)
Sicred