KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp fton Korenë e Veriut të diskutojë për heqjen dorë nga armët e saj bërthamore
Deklaratat e Trampit për Malin e Zi dhe Shqipërinë, shqetësojnë komunitetin shqiptaro-amerikan

Tramp fton Korenë e Veriut të diskutojë për heqjen dorë nga armët e saj bërthamore

 

Presidenti amerikan Donald Tramp ka ftuar sot Korenë së Veriut të ulet në tavolinë dhe të diskutojë për heqjen dorë nga armët e saj bërthamore. Me një ton të ndryshëm nga retorika e mëparshme, presidenti Tramp tha, gjatë një konference për shtyp me homologun e tij koreano-verior në Seul, se shpresonte se nuk do t’i duhej të përdoret ushtrinë amerikane kundër Penianit. Presidenti amerikan dhe ai koreano-jugor Muun Jae-in, gjithashtu i bënë thirrje Kinës dhe Rusisë që t’a vendosin Penianin nën presion. Zoti Tramp gjithashtu bëri të ditur se Korea e Jugut do të porosiste pajisje ushtarake me vlerën e miliarda dollarëve nga SHBA-të, dhe sipas tij kjo do të reduktonte deficitin e tyre tregtar. Është akoma e paqartë nëse është nënshkruar një marrëveshje për këtë, por zoti Moon bëri të ditur se me Tramp kishte rënë dakord të fillonin konsultat për blerjet që do të zgjeronin aftësitë mbrojtëse të Koresë së Jugut. Presidenti amerikan gjithashtu tha dje se edhe Japonia do të blente armë nga SHBA-të për t’u mbrojtur nga agresionin raketor i Koresë së Veriut.

Sicred