KRYEFAQJA » LAJME » Tramp falenderon Ramën: Vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj!
105 vjetori i pavarësisë, Tramp uron Metën: Shqipëria ka shënuar përparim në drejtim të integrimit euro-atlantik

Tramp falenderon Ramën: Vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një mesazh falenderimi që presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar atij si kryeministër i Shqipërisë. Mesazhi i zotit Tramp ka ardhur në përgjigje të mesazhit të urimit që zoti Rama i ka dërguar atij me rastin e zgjedhjes si president i SHBA. “Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj” shkruan zoti Tramp. “Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit” shprehet presidenti Tramp në mesazhin që i ka drejtuar kryeministrit Rama.

Sicred