KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp fajëson Kinën për Korenë e Veriut

Tramp fajëson Kinën për Korenë e Veriut

Presidenti amerikan Donald Tramp ka kritikuar Kinën për minimin e punës së saj me Korenë e Veriut. Në një sërë postimesh në tuiter, Tramp u shpreh se e ndjente se Korea e Veriut ishte nën presionin e Kinës, për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare që SHBA-të kanë me qeverinë Kineze, ndërsa theksoi se ishte në dijeni të faktit se Kina po I jepte Veriut një ndihmë të konsiderueshme në para dhe mallra të tjera. Presidenti amerikan gjithashtu u shpreh se SHBA-të nuk duhet të shpenzonin më apra në lojërat e luftës me Korenë e Jugut, por nëse ndodhte që ato të rifillonin, do të ishin më të mëdha se kurrë.  SHBA-të ndaluan ushtrimet ushtarake me Jugun të cilat zemërojnë Penianin, pas bisedimeve historike që zoti Tramp zhvilloi me liderin koreano-verior Kim Jong Un në qershor të këtij viti. Por ditë më parë, sekretari I mbrojtjes u shpreh se stërvitjet ushtarake mund të vijonin. Debati mbi lojërat e luftës vjen në një kohë që shumë vëzhgues janë shprehur se Korea e Veriut nuk po ecën aq shpejt sa duhet në cmontimin e hapësirave të përdorura për testime bërthamore dhe raketore, pas samitit të liderëve të të dy vendeve. Postimet e Tramp në Tuiter duket se ia hedhin fajin për këto sfida Kinës, por ai gjithashtu vlerëson lidhjet e tij personale si me liderin e Koresë së Veriut ashtu edhe me atë të Kinës. Sipas BBC, përzierja ngatërruese mes kritikave, vlerësimit dhe kërcënimit vjen ndërsa Uashingtoni po përballet me presionin në rritje për arritjen e rezultateve pas samitit të Tramp dhe Kim. Fill pas samitit, zoti Tramp njoftoi se Korea e Veriut nuk paraqiste më një kërcënim bërthamor.

Sicred