KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp dhe Rohani, shkëmbejnë deklarata armiqësore

Tramp dhe Rohani, shkëmbejnë deklarata armiqësore

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp dhe presidenti iranian Hassan Rouhani kanë shkëmbyer deklarata armiqësore në distancë, mes tensioneve në rritje mes dy vendeve. Donald Tramp, e paralajmëroi presidentin e Iranit përmes një postimi në Twitter  që “kurrë të mos e kërcënojë SHBA-në, pasi në të kundërt ai do të përballet me pasoja që pak kush në histori i ka vuajtur më parë”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri këto komente pak orë pasi Rohani e paralajmëroi Trampin kundër ndjekjes së politikave armiqësore ndaj Teheranit. “Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e gjithë paqes dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave”, deklaroi Presidenti iranian. Në kundërpërgjigje, Trampi u shpreh: “Ne nuk jemi më vend që do të qëndrojë ulur përballë fjalëve tua për dhunë dhe vdekje. Jini të kujdesshëm!”.
Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një fjalim në Kaliforni, i cilësoi udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe liderët e tjerë islamikë fetarë në qeverinë teokratike si “njerëz të shenjtë hipokritë”. Pompeo gjithashtu sulmoi Rohanin dhe ministrin e Jashtëm iranian, të konsideruar nga shumë njerëz si “të moderuar”. Pompeo u zotua po ashtu se Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë dhe do ta rrisin presionin diplomatik, ushtarak dhe financiar kundër, Qeverisë “mafioze” të Iranit.

Sicred