KRYEFAQJA » LAJME » Traktati i Lozanës, tension në bisedimet Pavlopulos – Erdogan
Traktati i Lozanës, tension në bisedimet Pavlopulos - Erdogan

Traktati i Lozanës, tension në bisedimet Pavlopulos – Erdogan

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos përjashtoi kërkesën e homologut të tij turk Rexhep Taip Erdogan për rishikimin e traktatit të Lozanës që përcakton kufinjtë mes Greqisë dhe Turqisë. “Traktati i Lozanës që përcakton kufinjtë dhe sovranitetin e Greqisë dhe Bashkimit Europian për ne është i panegociueshëm. Traktati nuk ka të meta dhe nuk do të rishikohet apo të përditësohet”, raportohet të ketë thënë presidenti grek gjatë takimit që zhvilloi në Athinë me presidenin Erdogan.
Erdogan ka filluar të enjten një vizitë dy ditore në Greqi, vizita e parë kjo e një kreu të shtetit grek në 65 vitet e fundit. Gjatë një interviste për gazetën greke “Kathimerini”, presidenti turk kishte sugjeruar rishikimin e Traktatit të Lozanës, arritur në vitin 1923. Sipas gazetës greke, gjatë takimit të sotëm me Pavlopulos, presidenti turk kishte thënë se disa detaje të këtij traktati nuk ishin të qarta dhe se çështjet në Egje dhe Qipro kishin nevojë për një zgjidhje të qëndrueshme. Erdogan raportohet të ketë thënë se muslimanët në rajonin kufitar grek të Trakës perëndimore nuk kishin mundësi të zgjidhnin kryemyftiun e tyre, ndërkohë që komunitetet ndërkombëtare në Turqi gëzonin një liri më të madhe për të zgjedhur patriarkët e tyre. Kjo sipas Erdogan, do të thoshte se traktati i Lozanës nuk po zbatohej në mënyrë të drejtë. “Si mund të themi që Lozana është në fuqi? Ajo nuk është në fuqi. Duhet të provojmë zbatueshmërinë e traktatit” janë fjalët e presidentit turk të cituara nga mediat greke.

Sicred