KRYEFAQJA » LAJME » Trajneri Milinkoviç për Skënderbeun
Trajneri Milinkoviç, për Skënderbeun

Trajneri Milinkoviç për Skënderbeun

Reshjet e dendura që kanë rëndë dy ditët e fundit në gjithë territorin e Shqipërisë kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona të vendit. Në këto kushte edhe gjendja e fushave të futbollit është tepër e rënduar, gjë që mund të sjellë edhe shtyrjen e kampionatit. I pyetur për këtë situatë, Mlladen Milinkoviç, trajneri i Kukësit është shprehur se janë organizma të tjerë ata që vendosin nëse do të luhen apo jo ndeshjet. Skënderbeu-Kukësi është ndeshja më e rëndësishme e javës së 13-të të kategorisë superiore. E si e tillë, Milinkoviç nuk kënaqet aspak me një barazim në fushën e vështirë të Korçës. Por sa mund të vendosë fatet e titullit kampion rezultati përfundimtar i kësaj sfide. Situata e rënduar me reshje dhe shtyrja e kampionatit do të ndikojë, gjithashtu shumë, përsa i përket programit stërvitor ka shtuar më tej Milinkoviç.

Sicred