KRYEFAQJA » LAJME » Trajneri Lika për ndeshjen me Flamurtarin
Trajneri Lika për ndeshjen me Flamurtarin

Trajneri Lika për ndeshjen me Flamurtarin

Luftëtari-Flamurtari është një nga ndeshjet e rëndësishme të javës së 31-të të kategorisë superiore. gjirokastritët vijnë në këtë sfidë pas rezultateve pozitive, ndërsa vlonjatët kërkojnë të rimarrin veten pas krizës që i kishte përfshirë, të paktën deri një javë më paë. Por trajneri Hasan Lika, përpara sfidës ka treguar se megjithë përkushtimin dhe vëmendjen që kanë treguar futbollistët e tij gjatë kësaj jave në stërvitje, formacioni do të ketë ndryshime pasi disa lojtarë kanë patur probleme. Lika pranon se Flamurtari është një kundërshtar i fortë. Vërtet ka ndryshuar stafi teknik, por futbollistët janë po ata, të cilët kanë bërë paraqitje shumë të mira gjatë kampionatit. Ndeshja Luftëtari-Flamurtari luhet të shtunën në orën 16.00 në Gjirokastër.

Sicred