KRYEFAQJA » LAJME » Trajneri Lika për lojën e Luftëtarit
Luftetari, Trajneri Lika, për lojën e Luftëtarit

Trajneri Lika për lojën e Luftëtarit

Luftëtari vazhdon të prodhojë lojë por fitorja nuk po vjen e si përfundim nuk po i ndahet fundit të tabelës së renditjes. Edhe ndaj Flamurtarit e njëjta gjë ndodhi. Megjithë volumin e lojës, goli i barazimit erdhi në fund të takimit nga Bregu. Vetëm një pikë nuk është e mjaftueshme për gjirokastritët që vazhdojnë të vuajnë për pikë. Megjithatë edhe ndaj Kamzës, në ndeshjen e ardhshme, trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika ka thënë se ata do të vazhdojnë të bëjnë lojën e tyre me shpresën se fitorja do të vijë. Ka qenë Devi Bregu, një vlonjat që luan me Luftëtarin, ai që i ka shënuar Flamurtarit duke i hequr atyre tri pikët. Një futbollist mjaft i kërkuar nga trajneri Duro për ta marrë në skuadrën e tij që gjatë merkatos së verës. Duket se Duro nuk ka hequr ende dorë nga ky talent.

(Visited 23 times, 1 visits today)
Sicred