KRYEFAQJA » LAJME » Trajneri Ilir Gjyla për ndeshjen me Skënderbeun
Trajneri Ilir Gjyla për ndeshjen me Skënderbeun

Trajneri Ilir Gjyla për ndeshjen me Skënderbeun

Lushnja ka bërë një paraqitje të mirë në ndeshjet e fundit, këtë e pranon edhe trajneri i tyre, Ilir Gjyla. Të mërkurën ata presin në Roza Haxhiu, Skënderbeun. Korçarët do të përplasen te ne për të marrë tri pikët në mënyrë që të arrijnë synimet që kanë. – Ka thënë me një batutë trajneri i Lushnjes, Ilir Gjyla. Edhe pse tashmë është e konfirmuar se Lushnja nuk do të jetë sezonin e ardhshëm në superiore, Gjyla thekson se skuadra e tij nuk duhet nënvlerësuar, pasi ata aktualisht janë midis 10 më të mirëve. Trajneri i Lushnjes nuk do të ketë në dispozicion indaj Skënderneut shumë lojtarë. Disa vuajnë prej muajsh dëmtimet, ndërsa tre të tjerë mungojnë për arsye kartonash. Cdo skuadër të cilës i mungojnë 10 lojtarë formacioni sigurisht që do ta ketë të vështirë thotë Gjyla. Ndeshja Lushnja-Skënderbeu, luhet të mërkurën në orën 16.00 në stadiumin Roza Haxhiu.

Sicred