KRYEFAQJA » LAJME » FIFA Rusi 2018 » Trajneri i Serbisë bën thirrje që gjyqtari të gjykohet në Hagë
Trajneri i Serbisë bën thirrje që gjyqtari të gjykohet në Hagë,

Trajneri i Serbisë bën thirrje që gjyqtari të gjykohet në Hagë

Trajneri i Serbisë ka reaguar ndaj humbjes së Kupës së Botës me Zvicrën duke bërë thirrje që gjyqtari I takimit të gjykohet në Hagë, duke iu referuar gjykatës së krimeve të luftës. Serbia është shumë e zemëruar pasi gjyqtari gjerman Felix Brych nuk dha 11 metërsh kur Aleksandar Mitrovic u mbrojt shumë fort në zonë nga dy mbrojtësit Stephan Lichtsteiner dhe Fabian Schaer. “Ne jemi grabitur”, u tha Mladen Krstajiç gazetarëve serbë, kur e pyetën për vendimin e Bryh. “Nuk do t’i jepja asnjë karton të verdhë apo të kuq, por do ta dërgoja në Hagë, pastaj ata do të mund ta gjykonin atë, ashtu siç na kanë bërë edhe ne”. Gjykata Penale Ndërkombëtare me bazë në Hagë për ish-Jugosllavinë është një organ i OKB-së që ndjek penalisht ata që kanë bërë krime gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. “Për fat të keq, duket se vetëm serbët dënohen me drejtësi selektive, një herë Haga dhe sot në futboll VAR …”

Sicred