KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trajneri i Nigerisë, stërvitje futbollistëve në rrugët e qytetit
Trajneri i Nigerisë, stërvitje futbollistëve në rrugët e qytetit

Trajneri i Nigerisë, stërvitje futbollistëve në rrugët e qytetit

Përfaqësuesja e Nigerisë ka bërë stërvitje të veçanta. Trajneri i saj gernot Rohr i ka nxjerrë futbollistët e tij nga qendra stërvitore, nëpër rrugët e qytetit, për të bërë vrap. Njerëzit nëpër parqe, duke shijuar rrezet e diellit, madje kanë dalë edhe me rrobabanjo, shikonin me kureshtje futbollistët dhe iu bënin fotografi. Ata janë duke u përgatitur për ndeshjen me Argjentinën. E cila në fakt për ta është si një finale në këtë botëror. i këtij mendimi është edhe Ahmed Musa, futbollisti i kombëtares nigeriane: “Për mua dhe për gjithë shokët e mi, ndaj Argjentinës është sikur jemi në finalen e Kupës së Botës. Kemi emocione, e pranoj por theksoj se ne kemi për të provuar dhe kemi shumë për të treguar. Duhet të luftojmë fort të japim më të mirën tonë, për familjen tonë, për vendin tonë dhe për tifozët tanë. Kështu që ne duhet të shkojmë në këtë ndeshje të gjithë sëbashku për të luajtur me shpirt deri në minutën e 90-të, për t’iu treguar të gjithëve se ne nuk jemi rastësisht këtu”.

Sicred