KRYEFAQJA » LAJME » Trajneri i Kombëtares Panuçi: Turqia e vështirë, por jo e pamundur
Trajneri i Kombëtares Panuçi: Turqia, e veshtirë por jo e pamundur

Trajneri i Kombëtares Panuçi: Turqia e vështirë, por jo e pamundur

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, ka dalë të enjten para mediave në Shkodër, duke u shprehur optimist për ndeshjen e së premtes me Turqinë, për atë që ka parë në stërvitje, por edhe formën e lojtarëve. Ai u shpreh: “Kanë punuar mirë dhe mjedisi është i mirë. Djemtë janë gati për ta luajtur këtë ndeshje. Të shikojmë nesër. Ka ardhur Sadiku, edhe pse nuk është mirë, kemi lojtarë që kanë bërë gola. Mjafton edhe 1 gol për të fituar ndeshjen. Kemi Sadikun, Balaj ka gjetur golin, kemi Grezdën dhe Abazajn gjithashtu. Unë jam pozitiv, dhe skuadra është e përgatitur. Ka cilësi, siç ka edhe Turqia. Jam i bindur që mund të arrijmë një fitore, por gjithçka mbetet për t’u parë të premten. Duhet të japim maksimumin në fushë.” Panuçi e ka vlerësuar lart kundërshtarin e së premtes: “Është e vërtetë që kanë një skuadër të fortë, por nëse lojtarët janë të përqendruar për 90 minuta, do të marrim një rezultat pozitiv. E dimë që është e vështirë, por shpresojmë. Futbolli turk, si në gjithë Evropën, ka rëniet dhe ngritjet e veta. Gëzohem që Ynderi nuk do të jetë nesër, por ka lojtarë të tjerë shumë të mirë, që duhet t’ia kesh frikës. Ka edhe lojtarë patriotë, dhe e shijojnë himnin kur këndohet në fillim të lojës.” Trajneri italian i kuqezinjve ka folur edhe rreth deklaratave të Lenjanit, i cili ka theksuar se nuk do të vijë më në Kombëtare për sa të kohë jetë trajner Panuçi. “Lenjani është grumbulluar 6 herë, nga 9 grumbullime. Thirrja e fundit mungoi, sepse nuk ka luajtur. Lenjani nuk i ka shprehur mungesë respekti Panuçit apo Dukës, por Shqipërisë. Më vjen të qesh, të komentoj një lojtar që shkruan një letër në Instagram, dhe ajo që mund të bëj, është të pranoj kërkesën e tij.” Takimi Shqipëri-Turqi do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar të të premten, duke nisur nga ora 20:45.

Sicred