KRYEFAQJA » LAJME » Trajneri Hasan Lika për ndeshjen me Lushnjen
“Sindroma e pushimeve verore”, shkëlqimi dhe rënia e skuadrave shqiptare

Trajneri Hasan Lika për ndeshjen me Lushnjen

Përballja me Lushnjen nuk është aspak e lehtë. Kështu është shprehur Hasan Lika, trajneri i Lufëtarit për sfidën e së dielës. Edhe ndodhet në vendin e fundit në renditje, Lika thekson se Lushnja është një kundërshtar si gjithë të tjerët dhe Luftëtari do ta marrë seriozisht atë.

Skënderbeu ka marrë një dëmin të rëndë nga UEFA, me një përjashtim prej 10 vitesh nga veprimtaritë ndërkombëtare. Kjo gjë nuk gëzon askënd në Shqipëri, ka thënë Lika, madje dëmton imazhin e futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Nga penalizimi i Skënderbeut nuk përfiton asnjë skuadër ka shtuar më tej Lika, secila duhet të mendojë vetë të arrijë rezultatet.

Ndaj Lushnjes, për Luftëtarin objektivi nuk ndryshon. Mbetet fitorja, ashtu si edhe për çdo ndeshje tjetër. Ndërsa ndaj Lushnjes do të mungojnë sërish Shkurtaj për shkak dëmtimi dhe Beqiri për arsye kartonash.

Ndeshja Luftëtari-Lushnja luhet të dielën në Gjirokastër, në orën 14.00

Sicred