KRYEFAQJA » LAJME » Trajneri Hasan Lika për ndeshjen me Kamzën
Trajneri Hasan Lika për ndeshjen me Kamzën

Trajneri Hasan Lika për ndeshjen me Kamzën

Luftëtari lufton për Kupat e Evropës, ndërsa Kamza për mbijetesë. Një ndeshje e vështirë kjo për gjirokastritët, gjë që e pranon edhe trajneri Hasan Lika. Sidomos kur e di që Kamza ka në përbërje lojtarë mjaft të mirë. Por ai si gjithnjë e ka përgatitur skuadrën e tij për një rezultat pozitiv. Përsa i përket mënyrës së lojës, Lika shprehet se futbollistët e tij do të luajnë ndaj Kamzës ashtu si gjithnjë. Hyjnë në fushë vetëm për të fituar. Për formacionin anti-Kamza, trajneri Hasan Lika nuk ka dilema, është mëse i bindur për lojtarët e zgjedhur dhe plot shpresë për suksesin që do të korrin. Do t’i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion përveç Abazajt që mungon për arsye kartonash.

Sicred