KRYEFAQJA » LAJME » Trajneri Gjoka për Vllazninë e 2017-ës
Trajneri Gjoka për Vllazninë e 2017-ës

Trajneri Gjoka për Vllazninë e 2017-ës

Vllaznia po vazhdon përgatitjet në këtë fund viti, me seancat stërvitore të cilat janë programuar të zgjasin deri më datë 30 dhjetor. Ndërsa është konfirmuar tashmë se në 5 janar skuadra do të niset në Ulqin për të kryer fazën përgatitore 2-javore, përpara rinisjes së kampionatit. Ka qenë trajneri i kuqebluve, Ernest Gjoka ai që ka pranuar këtë fakt në konferencën për shtyp para mediave. Gjoka ka pranuar se mbyllja e 2017-ës nuk ka qenë e mirë për Vllazninë por shpreson që 2018-a të jetë një vit më i mbarë për të. Për merkaton e janarit, trajneri i kuqebluve nuk ka përmendur emra konkretë se kush mund të vijë apo kush mund të largohet. Por ka theksuar edhe njëherë premtimin që ka marrë nga presidentja e Vllaznisë, kryebashkiakja Voltana Ademi se do të vijnë lojtarët e duhur. Përsa ipërket ardhjes së Xhevahir Sukajt te Vllaznia, Gjoka ka sqaruar se Partizani nuk mund të bëhet pengesë për lojtarin pasi ai e ka tashmë lejen në xhep e ardhja e tij te kuqeblutë duke e sigurt. Mbrojtja është problemi kryesor i skuadrës shkodrane. E për këtë repart trajneri Gjoka ka kërkuar ndërhyrje të domosdoshme. Për largimin e Edon Hasanit, trajneri Gjoka ka pranuar se skuadra e tij ka humbur një lojtar cilësor por shpreson që ai të zëvendësohet gjatë ditëve të janarit.

Sicred