KRYEFAQJA » LAJME » Trajneri Gjoka për Kamzën
Trajneri Gjoka për Kamzën

Trajneri Gjoka për Kamzën

“Ashtu si edhe të tjerat, edhe ndeshja ndaj Kamzës është një sfidë mbijetse”, – ka thënë Gjoka. Ai pranon se do të jetë e vështirë ndaj Kamzës pasi është një rival direkt, por që ai u ka thënë lojtarëve të jenë të qetë për të marrë një rezultat pozitiv, sepse vetëm kështu mund të krijohet pak frymëmarrje për skuadrën kur dihet që janë edhe 3 ndeshje të tjera për t’u luajtur. Pikët e lëna në Vlorë dhembin ende për Gjokën e futbollistët e tij. Sidomos kur ai pranon se skuadra luajti mirë dhe duhej të dilnin nga fusha me një fitore. Gjithsesi vëmendja tani është te Kamza. Barazimi me Kamzën nuk e kënaq Gjokën pasi matematikisht llogaritë nuk ia lejojnë. Fundi i kampionatit rëndon edhe gjendjen e lojtarëve, duke filluar nga dëmtimet, kartonat e gjendja psikologjike. Një ndër mungesat e rëndësishme që do të ketë Vllaznia në ndeshjen ndaj Kamzës është ajo e Orelesit. Megjithatë Skuadra e tij do të jetë sulmuese. Madje ai premton se në fund Vllaznia e tij do t’ia dalë të përmbushë misionin e saj. Ernest Gjoka ka bërë thirrje tifozëve që të jenë në stadium për të përkrahur skuadrën deri në fund të kampionatit.

Sicred