KRYEFAQJA » LAJME » Trajneri Gega për ndeshjen e Partizanit me Kamzën
Trajneri Gega për ndeshjen e Partizanit me Kamzën

Trajneri Gega për ndeshjen e Partizanit me Kamzën

Partizani ka marrë një dënim të rëndë nga Komisioni i Disiplinës për atë çka ndodhi në ndeshjen me Skënderbeun. 4 ndeshje pa tifozë dhe 200 mijë lekë gjobë. Trajneri i të kuqve, Skënder Gega e quan disi të rëndë këtë dënim, madje ai shton se dënimet kolektive për të janë të tepruara. Gjithsesi ai iu bën apel tifozëve që të vijnë në ndeshje për të mbështetur skuadrat e tyre dhe jo për t’u zënë.  Partizani do të përballet me Kamzën këtë fundjavë, që vjen me euforinë e fitores ndaj Tiranës. Por trajneri Gega thekson se ata kanë krijuar tashmë një strategji për këtë kundërshtar dhe shkojnë atje për fitore. Kur duhet edhe një javë që të mbyllet merkato, te Partizani pritet të vijnë edhe lojtarë të tjerë. Partizani vjen në përballjen ndaj Kamzës pas humbjes me Skënderbeun, pas një dënimi të rëndë të dhënë nga disiplina, ndërsa Kamza më euforike pas fitores me Tiranën. Si do të jetë gjendja e skuadrës së kuqe në këtë sfidë mbetet për tu parë këtë fundjavë.

Sicred